Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapësira detare me Greqinë/ Studiuesi zbulon negociatat e 1989 për lëvizjen e kufijve

2018/02/02 at 6:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapësira detare me Greqinë/ Studiuesi zbulon negociatat e 1989 për lëvizjen e kufijve

Në kuadër të debateve të fundit për marrëveshjen me Greqinë,  studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument në lidhje me negociatat dhe ndërhyrjen e qeverive ndërkombëtare për të ndryshuar hapësirën detare të Shqipërisë.


Sipas Dervishit: Në vitin 1989 ka pasur një komunikim të tërthortë midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar. Nota e nisur nga Parisi më 21 qershor 1989 vinte në dukje se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m). Komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976.

Postimi i plotë

1989/Nota e qeverisë amerikane për bregdetin shqiptar

Në vitin 1989 ka pasur një komunikim të tërthortë midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar. Nota e nisur nga Parisi më 21 qershor 1989 vinte në dukje se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m). Komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976. Shqipëria ishte në atë kohë në një qëndrim me shtete si Ekuadori, Guineja dhe Peruja, duke përbërë një katërshe problematike. Pasi nota amerikane erdhi në Tiranë, u ngrit një grup pune me 4 persona. Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, la shënimin se Shqipëria do vazhdonte të vepronte me dekretin e vitit 1976.

Nota e qeverisë amerikane (ekstrakt)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet përgëzimet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë në transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së Shqipërisë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384, datë 23.2.1976, që ndryshon dekretin nr.4650, datë 9.3.1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave të bazë të drejta jashtë mase dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.

Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet nga parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakon, siç reflektohet në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi të drejtën e detit, njeh një gjerësi të detit territorial deri në një kufi që nuk kapërcen 12 milje detare, të matur nga vijat bazë të përcaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica e shteteve bregdetare.

 

Etiketa: dervishihapesira detare me greqinelevizja e kufijvenegociatat


Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Para
“Kartelet shqiptare po pushtojnë tregun gjerman të drogës”

“Kartelet shqiptare po pushtojnë tregun gjerman të drogës”

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Këta janë politikanët më të pashëm të Parlamentit shqiptar

Paloka/ Ja ç’pritet të ndodhë me opozitën dhe mandatet e deputeteve të saj
















TE FUNDIT

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}