Kryesore

Hap Kongresin vajza e Bashkim Finos: Sot është dita t’ju rrëfej një sekret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 12/06/21 |
Opi Nion

Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste teksa janë mbledhur sëbashku personat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në rritjen dhe forcimin e kësaj partie.

Fjalën e para në Kongres e ka marrë vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi Fino.

Ajo ka treguar gjatë fjalës se dëshira e babit të saj, ishte që Megi Fino të bëhej pjesë e PS.

Sot është dita t’ju rrëfej një sekret. Ai e donte kaq shumë këtë familje të madhe sa donte patjetër të bëhesha pjesë e juaja.

Por  në shtëpi kishim kaq shumë angazhime dhe halle sa na dukej e pamundur që në familjen tonë të kishte më shumë se një të angazhuar në këtë parti.”– tha vajza e Finos

Megi Fino ka treguar se tashmë është pjesë e Partisë Socialiste.

Ndërsa me hëret u dha nje dokumentar mbi historikun e PS dhe nje klip ne kujtim  te Finos./Opinion.al

Pas