Sport

Hamilton infektohet me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 01/12/20 |
Opi Nion

Lewis Hamilton nuk do të marrë pjesë në garat e fundjavës në Çmimin e Madh të Bahrejnit në pistën e Sakirës, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mercedes thotë se Hamilton është tani në izolim, në përputhje me protokollet e Covid-19. Po ashtu, Mercedes theksoi se përpos disa simptomave të lehta, Hamilton është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mirëpo ai është zgjuar të hënën (30 dhjetor) me simptoma të lehta dhe është informuar në të njëjtën kohë se një kontakt i tij ka rezultar pozitiv, para arritjes në Bahrein. Prandaj Lewis është testuar edhe një herë dhe ka dalë pozitiv. Kjo gjë është konfirmuar pas ritestimit”, ka thënë ekipi i tij.

Hamilton, 35-vjeçar, është në izolim, bazuar në protokollet shëndetësore në Bahrein.

“Përveç simptomave të lehta, ai është në gjendje të mirë dhe i gjithë ekipi i tij i ka dëshiruar ekip të shpejtë”, është thënë në njoftim. Hamilton tashmë ka siguruar një titull të shtatë botëror, njëherësh rekord në garën me makina.

Pas