Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi BALFIN, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës

2022/11/03 at 6:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi BALFIN, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Grupi BALFIN vendos një urë të re komunikimi me institucionet e arsimit të lartë. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Spiro Drushku, zhvilloi një takim me Drejtoren Ekzekutive të Grupit BALFIN, Edlira Muka, gjatë të cilit zyrtarizuan edhe këtë hap të ri.

Memorandumi i bashkëpunimit krijon hapësirën e nevojshme që kompanitë e Grupit BALFN të mbështesin Fakultetin e Shkencave të Natyrës për një proces akademik sa më cilësor për studentët dhe pedagogët, njëkohësisht edhe në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Dekani i këtij Fakulteti çmoi gatishmërinë e Grupit BALFIN për të qenë pranë universiteteve dhe pohoi interesin e studentëve për t’u përfshirë në aktivitetin e kompanive, si edhe vlerën që më të mirët e biznesit mund të sjellin për edukimin. “Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës është pjesë e katër programeve me prioritet kombëtar. Marrëdhënia e frytshme e tij me shoqëritë tregtare e bën më të denjë pozicionimin e institucionit dhe studentëve përballë partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si edhe ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm,” shtoi Prof. Dr. Spiro Drushku.

Edlira Muka theksoi se memorandumi i bashkëpunimit vjen pas përvojave të para me praktikat e studentëve në kompanitë e Grupit BALFIN dhe kontributit në infrastrukturën e këtij institucioni. Gjatë këtij viti, Grupi BALFIN ka pajisur me mjete të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit katër laboratorë të fakultetit, nëpërmjet programit të vet B4Students, i cili i kushtohet posaçërisht edukimit. “Drejtuesit e kompanive tona ndajnë ekspertizën praktike në auditorët e universiteteve, duke u fokusuar në fushat me ndikim më të madh në të ardhmen e shoqërisë. Ne do të vazhdojmë shkëmbimin e praktikave më të mira, për të arritur tek nxitja e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe madje te konsulenca për kurrikulat akademike,” u shpreh ajo.

Grupi BALFIN është gati t’u krijojë studentëve mundësi të integrohen në strukturat e veta të biznesit në industritë e ndryshme të tij, por njëkohësisht edhe të ndihmojë përmbushjen e synimeve të atyre studentëve që kërkojnë karrierë profesionale në vendet e tjera ku ka aktivitet. Mbështetja e edukimit përbën një nga drejtimet e përgjegjshmërisë sociale të Grupit BALFIN, edhe me vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Para
Turqi/Ra nga kati i katërt i ndërtesës duke u përpjekur të kapte telefonin,vdes e mitura

Turqi/Ra nga kati i katërt i ndërtesës duke u përpjekur të kapte telefonin,vdes e mitura

“Mësoni mos e  shani vendin“, Rama: Shqipëria merr kryesimin e Procesit të Berlinit

“Mësoni mos e shani vendin“, Rama: Shqipëria merr kryesimin e Procesit të Berlinit

Kryeministrja e Serbisë: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

Kryeministrja e Serbisë: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

TE FUNDIT

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com