Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupet kriminale i përshtaten pandemisë

2020/05/26 at 10:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Grupet kriminale i përshtaten pandemisë

El Salvadori, një nga pikat e nxehta për numrin e vrasjeve në botë, raportoi diçka tepër të pazakontë në fillimet e pandemisë së koronavirusit – katër ditë pa asnjë vrasje.


Vendet fqinje, Guatemala dhe Hondurasi gjithashtu kanë përjetuar ulje të vrasjeve. Për vendet që shpesh kanë udhëhequr botën në numrin e vrasjeve për frymë, ky zhvillim është i mirëpritur.

Qytetet e mëdha në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gjithashtu rënie në vjedhje, sulme, vrasje, plaçkitje dhe plagosjet e rënda – të gjitha për shkak të urdhrave për qëndrimin në shtëpi dhe mundësive më të pakta për krimin.

Vende nga mbarë globi kanë raportuar rënie të krimit, një aspekt i mirë ndoshta i pandemisë që po riformulon botën.

Në pamje të parë, bllokimet globale dhe karantinat duket se kanë shtypur krimin dhe kanë zvogëluar përhapjen e koronavirusit. Por zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe analistët thonë se një vështrim i dytë zbulon një pamje më të ndërlikuar dhe shqetësuese. Krimi kibernetik ka shpërthyer, me raporte në rritje për një shtim të sulmeve shantazuese (ransomware).

Krimi që njoftohet në titujt kryesorë të lajmeve mund të ketë rënë, dhe statistikat mund të jenë përmirësuar, por analistët thonë se ndërsa pandemia po riformaton gjeopolitikën dhe ekonominë, ajo po bën të njëjtën gjë në botën e krimit.

Bandat, mafia dhe bizneset e vogla

Grupet e krimit të organizuar kanë përfituar nga mundësitë e reja të paraqitura nga pandemia, që nga veprimi në mënyrë të heshtur si furnizues për qeveritë, e deri te shërbimi si “partnerë të shtetit në ruajtjen e rendit”, paralajmëron në një raport të fundit Iniciativa Globale kundër Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një rrjet i ekspertëve të pavarur globalë dhe rajonalë me seli në Gjenevë, Zvicër.

Në El Salvador, bandat e rrugës pas shumicës së vrasjeve që kanë pllakosur vendin kanë qenë duke zbatuar një ndalimqarkullimi të urdhëruar nga qeveria, i cili është zgjatur deri muajin e ardhshëm. Duke tundur shkopa bejsbolli dhe duke lëshuar kërcënime makabre, bandat i kanë mbajtur lagjet e tyre nën kontroll. Altruizmi nuk ka të bëjë me këto raste, thonë vëzhguesit lokalë. Vetë procesi i zbatimit forcon autoritetin e tyre.

Në Itali, grupet mafioze kanë përfituar nga rritja e varfërisë dhe dëshpërimit ekonomik në jug për ta paraqitur veten si një alternativë përballë shtetit.

Giuseppe Provenzano është ministri i kabinetit përgjegjës për Mezzogiornon, pjesën jugore të pazhvilluar të Italisë që ka qenë pas prej kohësh krahasuar me veriun e pasur të vendit. Muajin e kaluar, ai paralajmëroi për rrezikun e bandave që kërkojnë të tejkalojnë shtetin duke ofruar para të thata dhe “kredi” për bizneset e vogla të dëshpëruara për fonde për të qëndruar në treg. Kjo u jep grupeve të krimit më shumë shanse për të blerë një pjesë më të madhe të ekonomisë legjitime.

Gazetari hetues Roberto Saviano, autor i librit “Gomorra”, një bestseller për mafien Kamorra me seli në Napoli, i tha gazetës la Repubblica, “Pandemia është mjedisi ideal për mafian, dhe arsyeja është e thjeshtë – nëse jeni i uritur, ju po kërkoni bukë; nuk ka rëndësi nga cila furrë është pjekur dhe kush po e shpërndan“.

Rekrutimi është më i lehtë, gjithashtu, për mafiozët, të cilët kanë shfrytëzuar tradicionalisht varfërinë dhe dëshpërimin e popullit të Mezzogiorno dhe e kanë prezantuar veten si kujdestarët e tyre të vërtetë.

Me një numër të madh të subvencioneve qeveritare, grante dhe kontrata të rregulluara me nxitim në sektorin publik, organizatat mafioze janë gati të pasurohen dhe të mashtrojnë shtetin. Të përfshira në biznes dhe sistemin bankar, si dhe në politikë, bandat si Kamorra kanë kohë që ushqehen nga sektori publik, duke orientuar kontrata mashtruese drejt tyre, veçanërisht në ndërtim, për të korrur fitime masive.

Kujdesi shëndetësor ka qenë gjithashtu në objektivin e tyre. Javën e kaluar, policia italiane arrestoi koordinatorin e koronavirusit të Siçilisë dhe nëntë zyrtarë të tjerë të kujdesit shëndetësor me akuzën e marrjes së ryshfeteve për të kanalizuar kontratat e pajisjeve mjekësore dhe kontratat e shërbimeve drejt kompanive të lidhura me mafien.

Vlerësuar në rreth 660 milionë dollarë, kontratat datojnë në vitin 2016. Policia financiare e Siçilisë nuk ka dyshime se ndërsa gërmojnë më thellë, ata do të gjejnë kontrata më të fundit të epokës së pandemisë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, mafia merrte një pjesë prej rreth 5%. Gianluca Angelini nga policia financiare u tha gazetarëve se kishin zbuluar “një qendër të vërtetë të pushtetit … në të cilën zyrtarë të pandershëm publikë, biznesmenë të paskrupullt dhe sipërmarrës janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të marrë kontrata me vlerë miliona.”

Trafiku i drogës

Për bandat ndërkombëtare të narkotikëve që disponojnë rezerva masive të parave dhe depo të mbushura me drogë, siç janë kartelet meksikane dhe kolumbiane, pandemia ka dëmtuar tregtinë e tyre duke goditur rrjetet e tyre të kontrabandës dhe shpërndarjes. Por ata kanë qenë në gjendje të përshtaten, thonë analistët.

“Rrugët e mbyllura të trafikimit janë zëvendësuar me të reja, dhe marrjedhëniet në rrugë janë zëvendësuar me dërgesa derë më derë“, thuhet në një raport të Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), një rrjet i qendrave të pavarura të mediave dhe gazetarëve.

OCCRP-ja zbuloi në një hetim të kohëve të fundit se çmimi në rrugë për narkotikët ishin rritur me rreth 30%.

“Në Kolumbi, prodhuesi më i madh në botë i kokainës, ndalim-qarkullimi dhe përpjekjet e qeverisë kundër drogës kanë frenuar disi procesin e prodhimit, ndërsa kufizimet e udhëtimit kanë mbyllur disa rrugë të rëndësishme eksporti, siç janë gomonet“.

Sidoqoftë, OCCRP thotë se, “Në tregjet që shërbejnë si destinacion në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, autoritetet ende po kapin ngarkesa të mëdha me frekuencë të jashtëzakonshme – një shenjë se kontrabandistët e drogës janë akoma duke bërë një tregti të shpejtë“.

Për organizatat e tjera kriminale, pandemia u ka dhënë atyre mundësi të reja mashtrimi, nga tregtimi me barna nën standarde dhe ndoshta të rrezikshme, deri duke u ofruar qeverive dhe konsumatorëve pajisje mbrojtëse personale të falsifikuara, përfshirë këtu edhe maska për fytyrën.

Një organizatë kriminale mashtroi qeverinë rajonale gjermane të Rinit Verior-Vestfali me 2.6 milion dollarë për paisje mbrojtëse që nuk ekzistonin. Pagesat u bllokuan në kohë nga ndërhyrja e alarmuar e zyrtarëve ligjzbatues./ VOA



Ju sugjerojmë

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Bota

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

3 Korrik, 2026 12:52 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat
Bota

NATO, Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

3 Korrik, 2026 11:58 am
Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Bota

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

3 Korrik, 2026 10:35 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Para
Mark Marku për ftesën e Ramës:Basha duhet ta pranojë duke vendosur kushte

Marku: Nëse dikush mendon të manipulojë zgjedhjet, do çojë në luftë civile

Marrëveshje Rama-Basha? Haxhiu: Ekziston një mirëkuptim

Marrëveshje Rama-Basha? Haxhiu: Ekziston një mirëkuptim

Pipero tregon përse u shtuan rastet e të prekurve, a është shqetësuese?

Pipero tregon përse u shtuan rastet e të prekurve, a është shqetësuese?
















TE FUNDIT

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
3 Korrik, 2026

Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit shënon një kapitull të ri dhe premtues për rininë në Forcat e Armatosura, si dhe...

Lexo më shumë

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
3 Korrik, 2026

Epoka e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë duket se po i afrohet fundit. Sipas motrës së tij, Kátia...

Lexo më shumë

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
3 Korrik, 2026

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha se udhëheqësit më të lartë politikë të vendit baltik kishin rënë dakord që një ndalim...

Lexo më shumë

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
3 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}