Bota

Gruas i kalon makina e saj 3 herë sipër trupit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 05/11/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër. Një grua u plagos rëndë kur doli nga makina e saj ndërsa la motorin të ndezur,  tha policia zvicerane të premten.

45-vjeçarja kishte dalë nga makina në një zonë banimi në St. Gallen në Zvicrën verilindore, me gjasë për të nxjerrë diçka nga bagazhi. Por më pas makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të rrotullohej mbrapa. Gruaja kishte tentuar të ndalonte mjetin, por rrëzua në tokë dhe u përplas nga automjeti.

Më pas, makina ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke kaluar sipër gruas për herë të dytë, tha policia.

Por sërish automjeti nuk ndaloi. Pasi goditi një trotuar, u kthye në drejtim të gruas dhe i kaloi sipër trupit për herë të tretë, përpara se përfundimisht të godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Pas