Bota

Gruaja e parë në histori që i bëhen homazhe në Kongresin Amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 25/09/20 |
el ida

Trupi i gjykatëses së ndjerë të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg, u dërgua për homazhe shtetërore në ndërtesën e Kongresit amerikan. Kjo është hera e parë në histori që një nderim i tillë i bëhet një gruaje.

Ruth, ikonë liberale, ka humbur jetën javën e kaluar nga kanceri në pankreas, pas 27 vjetësh shërbim në gjykatën më të lartë të SHBA-së.

Mijëra njerëz i kanë bërë homazhe teksa arkivoli i saj ishte ë i vendosur jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme, këtë javë.

Ginsburg, e cila u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ka qenë mbështetëse e zëshme e barazisë gjinore dhe e të drejtave civile. Ajo është mitizuar nga liberalët dhe feministët si udhëheqëse që thyen barriera.

Ruth do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit./Opinion.al

Pas