Aktualitet

Greqia zgjat sërish afatin e bllokimit të Kapshticës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 08/03/21 |
Opi Nion

Në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, autoritetet greke kanë vendosur shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22 mars të këtij viti.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Nga Kapshtica do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe hyrja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa mjetet si autobusët, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë./Opinion.al

 

Pas