Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia, një tragjedi evropiane

2016/01/21 at 2:35 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Greqia, një tragjedi evropiane

Pasi përfunduan detajet e reformave të pensioneve dhe konfiskimit të shtëpive për shkak të borxheve të këqija – çështje që pa dyshim, kanë pasoja të rëndësishme për shumëkënd – tablloja e madhe po venitet në sfond. Është e lehtë të harrojmë si kemi mbërritur këtu, dhe ku po shkojmë…


Nga Ashoka Mody

Nga viti 2009 deri në 2015-ën, defiçiti primar i qeverisë greke (pa llogaritur pagesat e interesit) ka rënë nga 10 përqind të PBB-së në gati zero. Greqia shënoi një rënie të defiçitit të llogarisë korrente prej 10 përqind të PBB, në krahasim me pjesën tjetër të botës; tani bilanci tregon një sufiçit.

Krahasoni shifrat me Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën, ose me të dhënat historike të reduktimit të defiçiteve:Greqia ka patur uljen më të madhe ose më shumë së aq.

Megjithatë masat shtrënguese ishin shumë të ashpra për Greqinë. Shpenzimet publike ranë me rreth 25 përqind, një goditje shumë me e madhe se vendet e tjera të përfshira nga kriza. Kjo bëri që PBB-ja dhe të ardhurat nga taksa të binin ndjeshëm. Pasoja kaotike ishte një raport mbi borxhin publik në nivele stratosferike, që u rrit nga 145 përqind e PBB-së në vitin 2009 në 200 përqind të PBB-së pak kohë më vonë.

Ta themi thjesht, Greqia u nxit të vraponte më shpejt se të tjerët, në një kohë që mbeti prapa tyre. Kreditorët e Greqisë duan sërish më shumë masa shtrënguese. Pasi përsëri, parashikimet e rritjes janë në mënyrë absurde optimiste, barra e borxhit mund të përshkallëzohet në një trajektore të pakontrolluar, duke çuar në thirrje të reja për më shumë masa shtrënguese në një cikël të pambarimtë.

Dy herë gjatë vitit të kaluar – kur ata votuan ardhjen e Syriza-s në pushtet në dhjetor të vitit 2014 dhe në korrik 2015, kur e refuzuan marrëveshjen e kreditorëve – grekët u lutën që kjo fatkeqësi të ndalej. Por me kërcënimin e falimentimit të Greqinë, kreditorët morën sërish inisiativën. Nga vitit 1981, kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian, ekonomia greke u rrit duke e zgjeruar shtetin.

Evropa ishte menduar të farkëtonte demokracinë dhe nxiste zhvillimin. Në vend të kësaj, korrupsioni u bë endemik.

Me stimujt e ngulitur aq thellë, çdo ndryshim në qeveri vetëm sa riorganizoi individët që gëzonin patronazhin e shtetit. Si Evropa dhe Greqia dështuan. Dhe kreditorët tashmë dëshirojnë të shesin narrative, se ata po përpiqen të rimëkëmbin veten dhe Greqinë. Por ndryshimi real – për të krijuar një model të ri të rritjes ekonomike për Greqinë dhe neutralizuar rrjetet korruptive- do të marrin vite.

Ndërkohë, kërkimi ndaj Greqisë i një konsolidim të mëtejshëm fiskal prej 3.5 përqind të PBB-së gjatë 3 viteve të ardhshme, është një analfabetizëm mahnitës ekonomike, aq më tepër për shkak se njëri nga kreditorët – Fondi Monetar Ndërkombëtar – e ka diskredituar intelektualisht këtë politikë. Në vetvete, masa të tilla shtrënguese mund të shkaktojnë një tkurrje të PBB-së me 7 përqind.

Për më tepër, çmimet do të bjenë, duke i bërë borxhet e familjarëve dhe të biznesit më të vështira për t’u shlyer, duke minuar edhe më tej rritjen dhe financat publike. Parashikimet e kreditorëve, flasin për një një rifillim të mrekullueshëm të rritjes ekonomike. Mrekullitë do të ndodhin, por nuk evokohen zakonisht për projektimet ekonomike.

Fiksimi i kreditorëve se pensionet e grekëve janë si shumë të larta – edhe nëse kjo është vërtetë – është disi jashtë realitetit. Pensionet janë të rëndësishme në garantimin e jetesës së familjeve të varfra. Dhe nuk është në rrezik vetëm lidhja mes barazisë sociale dhe drejtësisë. Shkalla e propozuar e reduktimit, së bashku me të gjitha masat e tjera shtrënguese, do të ketë pasoja të menjëhershme makroekonomike. Teksa konsumi bie, kështu do të ndodhë me rritjen ekonomike dhe çmimet.

Cikli borxh-deflacion i Greqisë do të vazhdojë. Ngarkesat e larta të borxhit privat dhe publik, do ta dëmtojnë më tej sistemin bankar. Rreziku më i thellë ekonomik s’mund të kurojë patologjitë ekonomike afatgjata, ashtu si peshat e rënda nuk mund të rekomandohen për ringjalljen e një pacient pas një arresti kardiak.

Dëmi afatgjatë do të jetë me ndikim të gjerë. Sa për fillim, më të talentuarit po largohen. Perspektivat e dobëta rt rritjes së Greqisë vetëm sa do të përkeqësohen. Ne bëjmë një kalim të shkurtër në kohë, dhe shohim një Greqi që është e moshuar, ku shkencëtarët, mjekët dhe sipërmarrësit janë larguar dhe shumë nga ata që kanë mbetur s’kanë vend tjetër ku të shkojnë.

Me luftën e pafund ekonomike, Greqia ka të ngjarë të jetë më nacionaliste, e margjinalizuar nga bashkësia ndërkombëtare, përveçse në rastin kur kufijtë e saj bëhen kuptimplota.

Greqia ka një buxhet pothuajse të balancuar primar. Një ngrirje 3-vjeçare e masave shtrënguese do të mundësonte rifillimin e rritjes ekonomike. Më pas, një axhendë për të ulur dhe racionalizuar pensionet, do të kishte edhe më shumë kuptim. Por Greqia gjithashtu ka nevojë për një lehtësim të thellë të borxheve të saj. Premtimet e druajtura mbi lehtësimin e ndihmave të rradhës, janë menduar si një taktikë e zgjuar për zvarritjen autoritetet greke në rrugën e reformave të nevojshme.

Por në qoftë se reforma të tilla minojnë zhvillimin, borxhi i kërkuar i lehtësuar do të rritet me kalimin e kohës. Greqia do të bëhet një repart i përhershëm i kreditorëve. Grekët do të vuajnë nga më shumë dhimbje, dhe kreditorët do të shohin më pak nga paratë e tyre. Rreziku i madh tashmë është se se një Evropë e përballur me sfida shumë të mëdha, do e shtyjë Greqinë më në periferi të skenës.

Kreditorët, duke e ditur se ata nuk mund të ushtrojnë shumë presion, gjithësesi i qëndrojnë strategjisë së tyre të qëndrimit asnjanës. Autoritetet greke, duke mos patur asnjë vend kur të hedhin sytë, i pranojnë këto kushte. Një luftë me lëvizje të ngadalta mes të dyja palëve, po çon drejt një tragjesdie pak të vënë re por të thellë – për Greqinë dhe Evropën.
“Bruegel” – Në shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Para
6 modelet “in” të 2016-tës

6 modelet "in" të 2016-tës

Yjet bojkotojnë OSCAR, ja arsyeja

Yjet bojkotojnë OSCAR, ja arsyeja

Dua Lipa prezanton familjen e saj

Dua Lipa prezanton familjen e saj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit. Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit...

Lexo më shumë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i konsideroi  protestat e qytetarëve për pakënaqësitë ndaj klasës poltike, dhe projektin në Zvërnec si një shembull...

Lexo më shumë

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}