Bota

Greqia ankohet në OKB për kërcënimet e Turqisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:21 - 05/09/22 |
Opi Nion

Greqia do të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Antonio Guterres, për kërcënimet që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë turke kanë nisur prej ditësh, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke për EFE.

Sipas zëdhënësit, ministria do t’i dërgojë urgjentisht letra Guterresit, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke cituar deklaratat e sakta që kanë bërë gjatë ditëve të fundit disa anëtarë të qeverisë turke kundër Greqisë.

Të shtunën, Erdogan kërcënoi Greqinë me veprim ushtarak “të papritur” nëse ky shtet vazhdon me atë që ai e sheh si një “qëndrim konfrontues” me Turqinë në Detin Egje.

“Kur të vijë dita dhe koha, ne do të bëjmë atë çfarë duhet. Mund të vijmë papritur një natë”, deklaroi Erdogan.

Pas