Kronikë

Greqi/ Shqiptari hyn për të vjedhur, pronari i banesës e qëllon me armë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 15/12/22 |
Opi Nion

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, në banesën ku po tentonte të hynte për të vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në Selanik në zonën Neo Rysio të mërkurën.

Sipas mediave greke, 40-vjeçari tentoi të hynte në banesë për të grabitur, por brenda shtëpisë ndodhej pronari, i cili sapo pa të dyshuarin që po hynte brenda e qëlloi me pushkë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca. I plagosuri u dërgua në spital i shoqëruar edhe nga policia.

Autoritetet i kanë arrestuar të dy, si autorin e dyshuar që mbeti i plagosur, por dhe personin që qëlloi me armë deri në sqarimin e rrethanave.

Pas