Është rritur numri i rasteve të reja dhe i viktimave nga COVID19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 27, 766 persoan të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1,535, 382.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 85 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë regjistruar 21, 479 vdekje.
Ndërkohë numri i pacientëve në intubim ka arritur në 654, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç. Mjekët bëjnë apel që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.