Kronikë

Greqi/ Makina shpërthen në flakë, digjet brenda mjetit 17-vjeçari shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 11/04/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kefalonia të Greqisë, ku një automjet me të cilin udhëtonin 4 nxënës, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht, humbi jetën njëri prej tyre vetëm 17 vjeç.

Gazete greke “Protothema” raporton se të gjithë nxënësit që ndodheshin brenda makinës ishin gjimnazistë të së njëjtës shkollë me origjinë shqiptare.  Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar. Pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë. Zjarri nisi nga pjesa e serbatorit të karburantit dhe u përhap në të gjithë makinën.

17-vjeçari i ulur në sedijen e pasme mbeti i bllokuar brenda mjetit. Ai nuk mundi të dilte në kohë nga makina dhe humbi jetën si pasojë e zjarrit.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta./Opinion.al

Pas