Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shpërndarje të kokainës.
Autoritetet kanë kontrolluar një apartament në zonën Zografou në Athinë pasi kishin studiuar lëvizjet e 34-vjeçarit, i cili u ndalua jashtë shtëpisë së tij.
Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë zbuluar 1 kg e 660 gramë kokainë, një peshore elektronike, 650 euro cash dhe dy celularë.
Prokuroria Penale e Athinës ka marrë çështjen e ngritur, ndërsa hetimet janë ende në zbardhje./Opinion.al