Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit shqiptar Mario Matai, i cili u ekzekutua pasi u qëllua gjatë një përleshje në kryqëzimin Kourtesis në Patras të Greqisë është dorëzuar në polici.
Sipas mediave greke, 27-vjeçari, i shoqëruar nga avokati i tij, ka shkuar në Departamentine Policisë Achaia pak pas orës 12 të mesditës të së hënës së kaluar. Sipas informacioneve ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Mësohet se ai ishte kontaktuar nga Drejtori Rajonal i Policisë së Përgjithshme, Apostolos Martzaklis, dhe I ishte kërkuar që të dorëzohej në zyrën e tij./Opinion.al