Aktualitet

Vizita në Korçë, Rama poston foto me këpucët e grisura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 30/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në qytetin e Korçës i shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Teksa paradite pati një bashkëbisedim me banorët e Korçës, ai u zhvendos më vonë në fshatin turistik të Dardhës, gjithashtu vizitoi edhe Ersekën.

Duket se kryeministrit Rama nga ecja e shumtë në të gjitha këto vizita që ka kryer i janë prishur këpucët. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tregon këpucët e “shqyera”.

Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkruan Rama krahas fotos.
Nuk e dimë nëse Edi Rama ka dashur të tërheq vëmendje apo ka dashur të tregohet popullor, duke postuar një foto si kjo, aspak tipike për një kryeministër./Opinion.al

Pas