-U tha në Opinion

Green Coast Village, projekti i ri në Palasë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 28/09/22 |
el ida

Green Coast Resort & Residences është padyshim një prej resorteve të para, të standardeve të nivelin ndërkombëtar, të ndërtuar në bregdetin e jugut. Ka një strukturë me rezidenca dhe hotele, edhe pse ideja fillestare e rezidencave ka filluar të kthehet në një strukturë hoteliere, duke ofruar apartamente dhe vila me qira. E duket se suksesi i këtij resorti që ndodhet në plazhin e Palasës do të shtrihet edhe më tej, me një koncept të ngjashëm, por edhe shumë ndryshe nga Green Coast Resort & Residences. Bëhet fjalë për Green Coast Village, që siç tregon për emisionin Opinion përfaqësuesja Komola Sako, do të sjellë konceptin e fshatit mesdhetar të integruar me modernen.

Blendi Fevziu: Ka një koncept për ta zhvilluar edhe një pjesë tjetër?

Komola Sako: Atëherë, mund të themi që Green Coast po zgjerohet në një koncept që është i ngjashëm, por edhe shumë ndryshe nga Green Coast Resort & Residences. Është projekti më i ri, është Green Coast Village, resorti i rezidencës që është gate, që është pak më intim, ai do të ketë konceptin e mirëfilltë të një fshati, do të jetë ‘ungated’. Do të jetë me një mirëmbajtje të përbashkët, por do të ketë konceptin e ‘gathering’. Aty mund të gjeni nga ‘corners’ për biznese të ndryshme, por edhe galeri, pra do të jetë le të themi një fshat, në konceptin e fshatrave mesdhetar, por i integruar me modernen./tvklan.al

Pas