Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gramoz Ruçi tregon historinë e vjetër të së nesërmes

2016/09/02 at 6:12 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Krim me koncesion

Nga Lorenc Vangjeli


Gramoz Ruçi është socialist i vjetër. Tepelenas. Ish-antar i Partisë së Punës dhe një nga nismëtarët e shndërrimit të saj në një parti socialdemokrate në fillim të viteve 90-të. Me përjashtim të pak muajve që mbajti postin e ministrit të brendshëm, nuk ka pasur kurrë një karrige në ekzekutiv.

Gjithë kohën ka qenë i angazhuar në parti duke mbajtur pothuaj gjithmonë praktikisht numrin dy të saj, pavarësisht emrit të numrit një. Herë shumë në dritë, e herë shumë më i tërhequr në prapaskenë. Shumë aktiv në opozitë, shumë i heshtur kur partia e tij qeveris vendin. Të paktën si rregull, që ka njohur edhe përjashtimet e tij. Portreti i tij i viteve 90-të për socialistët është pak a shumë si portreti i Saimirit dhe Erionit për socialistët e viteve 2000. Në vitet 90-të ndodhi shndërrimi i Partisë lindore të Punës në Socialiste perëndimore; në vitet 2000 e në vijim po ndodh shndërrimi i saj në Socialiste të Rilindur.

Ndonjëherë edhe një akt i vetëm shënjon karrierën politike. Ruçi ka pasur të paktën dy të tillë. Emri i tij u lidh me ngjarjen tragjike të 2 prillit 1991, kur u bë i pari politikan dhe ndër fare pak të rrallët mes tyre, (Nano e Meta), që shkuan në sallën e gjyqit. Ruçi hyri në sallën e elektrizuar të gjyqit në Shkodër, në një atmosferë tejet mbytëse për të majtët, të paragjykuar si fajtorë dhe me peshën e gjithë dhunës që ish-komunistët kishin derdhur në të gjithë vendin. Ruçi, edhe pse pa lidhje me ta, pagoi atëherë edhe për një gjë të tillë. që nga ai moment ai meritoi edhe nga armiqtë termin “burrë”, që në Shqipëri ishte maksimumi i komplimentit.

Akti i dytë i tij ishte fjalimi që mbajti në një nga seancat e para të Kuvendit të parë pluralist kur fliste po për ngjarjet e 2 prillit. Deputetët e djathtë po e zhurmonin dhe ai “shantazhoi” njëherë njërin dhe njëherë tjetrin – të dy ish-pjestarë të ish-sigurimit të shtetit – duke ju thënë: Ta filloj me ty? Duke siguruar në këtë mënyrë një sallë që nuk opipëtinte. Si në të gjithë vendet ku fle mëkati, informacioni është pushtet.

Gramoz Ruçi ka dhënë vetëm ca pak intervista të rralla, kurse ekranet e televizioneve e shohin edhe më rrallë në studio debati. Ka bërë përjashtim një intervistë e gjatë në “Panorama”. Për të shkuarën. Detaji që bie në sy është momenti i largimit të të tij të shumëpërfolur nga Shqipëria e vitit 1996. Miqtë e kanë shpjeguar gjithmonë largimin e tij me presionin e jashtëzakonshëm të strukturave okulte të shtetit mbi të dhe familjen e tij, një presion që u shumëfishua mbas zgjedhjeve të majit 1996.

Armiqtë e ironizonin duke thënë se ishte trembur dhe se ishte larguar nga vendi i maskuar si grua. Duke tentuar ta godasin në pikën më të fortë të tij. Pa thënë se në të vërtetë është ulëritëse fakti i përdorimit të strukturave shtetërore për të krijuar frikë.

Ruçi në intervistë jep versionin e tij për ikjen. Që si të gjitha të vërtetat është fare e thjeshtë. Iku për shkak të presionit. Iku se i kërcënohej familja. Iku gjusëm ilegalisht me pasaportën e tij legale diplomatike duke lënë pas një vend të zhytur në krizë e në shumë pikpyetje. Sot, 20 vjet më pas, ato pikpyetje vlejnë për një gjë të madhe, vlejnë për të dhënë një përgjigje jashtëzakonisht të rëndësishme: sa ka ndryshuar Shqipëria në këto 20 vjet!

“Ne socialistët pas 97-ës kemi qenë më tolerantë se tani… Opozita që kemi bërë me Gramozin në vitet 92’-97’ që ka qenë në kohën më të egër të Berishës, ka qenë shumë më tolerante se opozita e Edi Ramës para tre vjetësh”. Në këtë mënyrë ju drejtua publikisht socialisti i vjetër Ilir Meta, socialistit gjithashtu të vjetër Fatmir Xhafaj, në një nga mbledhjet në kryesinë e Kuvendit.

Gramoz Ruçi vërteton të njëjtën gjë në lidhje me tolerancën. Dhe duke kujtuar këtë të shkuar, kushdo tjetër që ka minimumin e kujtesës historike, mund të vërtetojë progresin e pabesueshëm që është bërë në 20 vjet në politikë e cila nuk ka më përdorim aq banal e brutal të segmenteve të shtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Dhe kjo nuk është pak. Por meqë kjo është një botë kontrastesh, çdo 20 vjeçar i sotëm, i lindur në kohën kur Ruçi detyrohej të braktiste vendin për arsye politike, do të kishte gjithë arsyet e botës të ndjehej i pezmatuar me demokracinë e papërkryer shqiptare. Me pothuaj të njëjtat arsye ekzistenciale si ato të 20 vjetëve më parë ende të parealizuara dhe me të njëjtin ngut për të ikur nga vendi. Për të gjetur shpresë, punë e atdhe gjetkë.

Gramoz Ruçi nuk është ëngjëll. Miqtë e duan edhe më shumë se e meriton ndoshta, armiqtë e fyejnë edhe më shumë se llogaria e tij individuale apo partiake e mëkateve. Me të mirat dhe të këqiat e tij ai është portreti i PS-së së viteve 90’, si numri dy i saj. Në mos përcaktues, ka qenë kushtëzues i emrit të numrit një të partisë së tij. PS-ja e sotme ka portretet e Saimirit të policisë dhe të Erionit të bashkisë, që pak a shumë, ishin krijesa të numrit një të partisë që qeveris vendin. Kohët kanë ndryshuar. Këtë e kupton gjithkush!

Publiku ndoshta duhet të presë më shumë se dhjetë vjet për të lexuar intervistën me të shkuar qoftë të njërit, qoftë të tjetrit për të kuptuar progresin e partisë që u rikrijua dikur nga gërmadha e PP-së dhe që sot është bashkautore e reformës në sistemin e drejtësisë./Java

 

Etiketa: lorenc vangjeli


Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Të rrezikshëm, por të lirë. Ja krimet e kryera nga personat me çrregullime mendore

Të rrezikshëm, por të lirë. Ja krimet e kryera nga personat me çrregullime mendore

Rrethohet Torrovica, RENEA negocion me agresorin e armatosur

Vrasja e efektivit të FNSH-së, RENEA arreston autorin e ngjarjes

Transportonte në kamion marijuanë, shqiptari arrestohet teksa fliste në telefon me blerësin

Transportonte në kamion marijuanë, shqiptari arrestohet teksa fliste në telefon me blerësin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com