Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Divjakës.
Policia thotë se grabitja është kryer nga një person i vetëm, i cili ende nuk është identifikuar.
Autori nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për marrjen e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.