Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gonxhja nxjerr foton e Ramës me Bregoviç: Që kur të jesh sllav është krim?

2021/08/07 at 9:06 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Superkupa e Anglisë/Leicester triumfon kundër Manchester City

Pjesë e debatit publik për koncertin e këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç në Korçë, është bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. Ai ka përdorur rrjetet sociale për të ndarë qëndrimin e tij, ndërsa ka publikuar edhe një foto të Kryeministrit Rama, me Goran Bregoviç.

Në shënimin e tij krahas fotos që me sa duket i përket vitit 2006, kur Bregoviç dha koncertin e tij të parë në Shqipëri, Gonxhja shkruan: “Goran Bregoviç vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Që kur të jesh sllav është krim?!”

Shënimi i plotë nga Blendi Gonxhja

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros. Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese. Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit? Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!

Etiketa: bregovicgonxhjarama

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Mjeku Alimehmeti:Vitamina D ul 73.6% vdekshmërinë tek personat me COVID-19

Dozë e tretë e vaksinës edhe në Shqipëri? Flet mjeku Alimehmeti

Vala e re e Covid/ Wuhani kryen më shumë se 11 milion testime

Vala e re e Covid/ Wuhani kryen më shumë se 11 milion testime

Zjarret në Greqi/ BE ofron ndihmë: 700 punonjës, 9 avionë dhe 100 mjete

Zjarret në Greqi/ BE ofron ndihmë: 700 punonjës, 9 avionë dhe 100 mjete

TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com