Aktualitet

Gonxhe personalizon targë me emrin e Goran Bregoviç: Artistët shërojnë!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 21/08/21 |
Opi Nion

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja në një status në rrjetin social Twitter ka shfaqur simpatinë për këngëtarin serb Goran Bregoviç.

Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij dhe ka shkruar se ngjarjet kulturore ushqejnë dhe mbështesin shoqëritë pluraliste, miqësinë, paqen.
Pjata mikpritëse shqiptare e kompozuar nga @retro.albania duke nderuar shfaqjen @goran_bregovic_official në Festën e Birrës Korça në 22 Gusht! Ballkani feston muzikën dhe artistët shërojnë, bashkojnë njerëzit! Ngjarjet kulturore ushqejnë dhe mbështesin shoqëritë pluraliste, miqësinë, paqen! GORAN BREGOVIÇ”, shkruan Gonxhja.

Kujtojmë se arrdhja e këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës  në Korçë u shoqërua me debate të shumta në vend./Opinion.al

Pas