Aktualitet

Goditi për vdekje turistin rus/ 20 ditë burg për biznesmenin Kuçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 06/08/16 |
b.f

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi, që goditi për vdekje me mjetin e tij lundrues, turistin rus, Denis Kaiumov.

Seanca gjyqësore për Fatmir Kuçin u zhvillua në spital. Kjo sepse pas arrestimit, Kuçi shfaqi probleme me zemrën.

Pronari i skafit që i mori jetën turistit akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.

Prokuroria e Vlorës kishte kërkuar 30 ditë burg për biznesmenin.

Paraditen e 3 Gushtit, turisti rus Denis Kaiumov u godit për vdekje nga mjeti motorik lundrues teksa notonte në plazhin e Livadhit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas