Aktualitet

Foto-Video/25-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje këmbësorin


               Publikuar në : 16:10 - 06/08/16 |
b.f

Një tjetër aksident automobilistik i ka marrë jetën një këmbësori.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08.30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Manati.

Sipas policisë, Gjin Beqiri 25 vjeç, banues në Lezhë, teksa drejtonte mjetin veturë Benz, me targë AA841BT, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorin Nikoll Frangu, rreth 72 vjeç, banues në Grykë-Manati, Lezhë.

Ky i fundit, për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./tvklan.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas