Kronikë

Goditi për vdekje një të mitur, arrestohet 54-vjeçari në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 11/10/20 |
Al Do

Dy persona të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje janë arrestuar nga policia në Korçë.

Në pranga është vënë Kasëm Sardi, 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi 6 ditë më parë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë. Fatmirësisht i mituri pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia arrestoi gjithashtu Enrik Islamin, banues në Korçë. Tri ditë më parë 46-vjeçari, ka goditur për motive të dobëta me thikë në këmbë, një 28 vjeçar, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. /Opinion.al

Pas