Një operacion anti-drogë është zhvilluar në qytetin e Korçës, ku është goditur një grup kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e lëndëve narkotike.
Sipas A2 një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar, ndërsa i përfshirë mësohet të jetë edhe një avokat.
Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
Operacioni po vijon dhe nuk bëhen me dije identitetet e personave të arrestuar deri tani.