Te Fundit

Goditet një grup i trafikut të lëndëve narkotike, i përfshirë dhe një avokat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 06/11/21 |
Opi Nion

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në qytetin e Korçës, ku është goditur një grup kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas A2 një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar, ndërsa i përfshirë mësohet të jetë edhe një avokat.

Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.

Operacioni po vijon dhe nuk bëhen me dije identitetet e personave të arrestuar deri tani.

Pas