Politikë

“Në mes të Tiranës kërcet arma”, PD: Droga e përhapur më shumë se çamçakëzi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 06/11/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji shprehet se situata në Shqipëri është e destabilizuar dhe në mes të Tiranës kërcet arma në zonat elitare.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi pak orë më parë në kryeqytet një 32 -vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.

‘Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoë-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.’- shkruan Salianji.

Ditët e fundit janë regjistruar një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mes të cilave edhe rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Po ashtu mbrëmjen e djeshme një 28-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në Elbasan dhe u plagos vëllai i tij.

Pas