Aktualitet

Globi, 30 sekonda larg Luftës së Tretë Botërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 24/11/15 |
b.f

Alarm për një luftë të afërt botërore.  Gjendja duket e acaruar veçanërisht pas rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia  ka rrëzuar një aeroplan rus për të cilin thonë se ishte në hapësirën e tyre ajrore.

“Ne mund të jemi vetëm 30 sekonda nga Lufta e Tretë Botërore pasi që tensionet ndërkombëtare rreth çështjes së Sirisë rrezikojnë ta ndezin një luftë të tillë, raporton lajmi.net.”

Turqia ka pranuar përgjegjësinë e rrëzimit të një avioni luftarak rus këtë mëngjes, duke shtuar se avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dhe se ishte paralajmëryuar mbi 10 herë brenda 5 minutave, që të largohej nga zona.

Ndërsa Rusia thotë se avioni i tyre nuk ishte larguar nga zona ajrore e Sirisë.

Por duke qenë se  hapësira ajrore rreth Sirisë bëhet vazhdimisht e më e mbushur nga avionët, komandantët ushtarakë i tremben një përplasjeje mes tyre.

Nëse helikopterët, dronët, raketat do të përplaseshin në ajër, paspojat do të ishin globale, bëjnë të ditur ekspertët.

Një specialist ushtarak ka paralajmëruar: “Të racionalizosh një hapësirë kaq komplekse nuk është e mundur”.

Në një kohë kur presidenti Rus Valdimir Putin është ndjerë i goditur pas shpine nga ky gjest, duke shtuar se do të kundërpërgjigjet,  Nato e ka paralajmëruar Rusinë se do ti mbrojë anëtarët dhe aleatët e vet nëse ka nevojë. Në rastin konkret, Turqia është një vend anëtar.

Ish-shefi i MI6, Sir John Sawers, ka paralajmëruar se Rusia dhe Perëndimi do të përplasen nëse Putini nuk do të bashkëpunojë me koalicionin të cilin e udhëheq SHBA.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. MBESHTESE BOTERISHTE GODITJEN AVIONIT RUSE KILLER PUTINIT KU MOS HARONI JU FAQEN TUAJ POSTUAT KILLER PUTI KERKONTE TE GODISNIN TURQINE ,RUSIA CFAROSTE ISIS,SUPERFUQI BOTERORE KA VETEM NJE AMERIKA KU KA BAZAT SAJ NE TURQI,THE BEST USA KAM KOHE QE DUA TE GODITET KY SHTET DIKTATORIAL KU MBESHTET QEVERISE AKTUALE SERBOVICAT NE JEMI PJESE NATOS KU CLIROI KOSOVEN DUA AMERIKEN DHE MJAFTE U KAPARDISE KILLERI KU FORCAT TIJ KENDONIN KENGET XHIHADIT LUFTEN BOTERORE AS MENDOI ESHTE VETEM FUNDI KILLERIT THE BEST USA PRESIDENT BARAK OBAMA

Pas