Aktualitet

Gjykata liron Ilir Karçinin, porositësin e vrasjes së biznesmenit rival


               Publikuar në : 01:30 - 04/08/16 |
b.f

Gjykata e Shkallës së Parë i ka ndryshuar masën e sigurisë biznesmenit Ilir Karçini, i cili porositi vrasjen e rivalit të tij në fushën e gazit.

Karçini porositi vrasjen e rivalit të tij duke kontaktuar me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën, mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë./panorama

Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe Shkalla e Parë i pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas