Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese/ Kim dhe Soreca takojnë Tushën para mbledhjes së KED

2020/11/25 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese/ Kim dhe Soreca takojnë Tushën para mbledhjes së KED

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kryesore të Shqipërisë për t’u zgjidhur. Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi kanë bërë thirrje që procesi mos të zvarritet më pasi pengon rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Por më shumë “llogari” për Gjykatën Kushtetuese kërkojnë ndërkombëtarët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca takuan këtë të mërkurë kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e nesërme për të nisur procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatë. Kryetarja e KED, njëkohësisht edhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u konfirmoi dy diplomatëve kalendarin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur kjo të ndodhë, atëherë Meta, Ruçi dhe Tusha do të kenë merita për ndërmarrjen e veprimeve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, si përgjigje për kërkesën e popullit shqiptar për Reformë në Drejtësi”, shkroi Kim në Tëitter pas takimit.

Kim dhe Soreca u shprehën optimistë që Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda fundit të vitit dhe theksuan gjithashtu se ajo është kusht kyç për të nisur bisedimet e anëtarësimin në konferencën e parë ndërqeveritare.

“Sigurimi i funksionimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është një kusht kyç për të nisur bisedimet e anëtarësimin në konferencën e parë ndërqeveritare. Bashkimi Europian vijon të mbështesë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi dhe i qëndron pranë, si një vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Europian”, tha Soreca.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka 9 anëtarë dhe që të funksionojë asaj i duhen minimalisht 5 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidaturave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në bazë të dokumentave dhe intervistave. Pas vlerësimit të kandidaturave KED i paraqet presidentit, kuvendit ose Gjykatës së Lartë, listën e renditur sipas pikëve dhe ata do të zgjedhë një prej tre të parëve.

Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 4 anëtarë, Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.

Tre të fundit u emëruan vjeshtën e vitit të shkuar pas një përplasjeje të ashpër mes Presidentit Meta, Kuvendit dhe KED rreth kompetencave për emërimin e anëtarëve.

Si përfundim Kuvendi emëroi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin ndërsa presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe Besik Muçin por ky i fundit u shkarkua më vonë pasi nuk u konfirmua në detyrë nga procesi i vetingut./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Covid-19/ Bullgaria mbyll shkollat, qendrat tregtare dhe restorantet

Covid-19/ Bullgaria mbyll shkollat, qendrat tregtare dhe restorantet

COVID-19/ Mbyllet Hani i Hotit dhe Muriqani, oraret kur ndalohet kalimi

COVID-19/ Mbyllet Hani i Hotit dhe Muriqani, oraret kur ndalohet kalimi

Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

COVID-19 në Shqipëri, 8 viktima dhe 644 raste të reja

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com