Bota

Covid-19/ Bullgaria mbyll shkollat, qendrat tregtare dhe restorantet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 25/11/20 |
Opi Nion

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ka bërë që Bullgaria të marrë masa kufizuese duke mbyllur shkollat, restorantet, qendrat tregtare deri në datën 21 dhjetor.

Mësimi në shkolla dhe universitete do të kalojë online, ndërsa kopshtet do të mbyllen. Mbledhjet private do të jenë të kufizuara në 15 persona, ndërsa udhëtimet turistike brenda dhe jashtë vendit do të ndalohen.

Masat e reja kufizuese do të fillojnë nga e premtja dhe kanë për qëllim parandalimin e mbingarkesës së sistemit shëndetësor.

Zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantina janë provuar të kenë ndikim të Covid-19. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kolapsit, ne po vendosim masa për tri javë”, tha kryeministri Bojko Borisov.

Bullgaria regjistroi 4,382 raste të reja të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 129,348.  Rreth 6,365 persona janë nën kujdes spitalor, ndërsa rreth 400 prej tyre janë në repart intensiv. Ndërkohë që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 3,226  persona nga fillimi i pandemisë.

Qindra Bullgarë protestuan kundër masave kufizuese dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për dështimin në reformimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor.

Pas protestave, qeveria vendosi të lejojë që dyqanet e vogla të qëndrojnë të hapura dhe ngjarjet sportive të vazhdojnë pa spektatorë./ Opinion.al

Pas