Kronikë

Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kreun e burgut 313


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 15/01/21 |
Doriana Çepunaj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish drejtorit të burgut 313, Eduart Struga.

Struga është arrestuar më 3 prill të vitit të shkuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndërkohë që, për këtë çështje SPAK mori si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.

Sipas hetimeve, drejtori i burgut 313, Eduard Struga, në bashkëpunim me shefin e logjistikës Florin Ahmetaj, i kanë marrë shtetasit I. Paço, si përfitim i parregullt një shumë prej 457.000 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP.

Tashmë GJKKO thotë se SPAK nuk ka kryer hetime të plota për çështjen në fjalë./Opinion.al

Pas