Aktualitet

Gjykata e liroi, prokuroria kërkon rikthimin në burg të Jehon Breçanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 29/06/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin duke kërkuar që të kthehet në burg Jehon Breçani, 19 vjeçari, i cili disa javë më parë përplasi  një vajzë 23 vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi njërën këmbë.

Të premten, gjykata e Tiranës lehtësoi masën e sigurisë në “Arrest shtëpie”duke liruar nga qelia të riun. Sipas raportimeve, 19 vjeçari kishte marrë dhe vetë dëmtime nga aksidenti.

Sipas neës 24 Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që 19 vjeçari të rikthehet në burg.

Sipas Prokurorisë, personi i vënë nën hetim (Jehon Breçani) nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të rënda 23 vjeçares Xhesina Gega.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 10 qershor, rreth orës 19:15, në rrugën  “Xhanfize Keko”, ku makina luksoze e tipit “Benz”, që drejtohej nga 19-vjeçari, Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 23-vjeçaren që po qëndronte në trotuar.

I riu Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me një mur, më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.Shkak i aksidentit u bë drejtimi i mjetit me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Pas