Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos për Llallën, kush e ka “në dorë” ish-kryeprokurorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 19/02/21 |
Semiljana Azizi

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë që pak kohë më parë ka qenë Llalla ai që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, por Gjykata e Lartë është mbledhur dhe ka marrë vendim për ish-kryeprokurorin.

Si gjykatë kompetente për gjyqin ndaj tij është vendosur të jetë Gjykata e Posaçme, pranë SPAK.

Më herët me një urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Llallës:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Pas