Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fizioterapisti tregon instrumentin për mushkëritë nëse jeni me Covid

2021/02/19 at 2:52 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fizioterapisti tregon instrumentin për mushkëritë nëse jeni me Covid

Erion Hiluku, specialist në Rehabilitim Neurologjik dhe Kardio-Respirator ka dhënë disa rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga Covid-19.

I futar në studion e Rudina Magjistarit, mjeku është shprehur se shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëmundjes pa dëme të mëdha.

Rudina Magjistari: Ku konsiston aktiviteti fizik për personat e prekur nga Covid-19? Si fillon për ta rikuperimi përsa i përket aktivitetit fizik?

Erion Hiluku: Fatmirësisht shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëmundjes pa dëme të mëdha. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve, pastaj kur virusi prek aparatin respirator fatkeqësisht mund të prekë edhe organe të tjera atëherë është e nevojshme që pacienti të aktivizohet, të kryejë disa aktivitete fizike të thjeshta në shtëpinë e tij.  Sigurisht në faza më të avancuara dhe të rënda fizioterapia respiratore ndiqet nga fizioterapistë të specializuar në qendrat spitalore apo në reanimacion, por shpresojmë që të mos shkojmë në ato faza.

Rudina Magjistari: A mund të demonstrojmë disa nga këto ushtrime sepse jam e sigurt që ka kuriozitet?

Erion Hiluku: Kemi dizajnuar disa ushtrime që i ndajmë nëpërmjet kolegëve tanë, nëpërmjet mjekëve dhe me disa lëvizje shumë të thjeshta mund të fillojë të aktivizohet aparati i frymëmarrjes. Në fillim fillohet me ushtrime të lehta të cilat konsistojnë në rregullimin apo në një frymëmarrjen të vullnetshme, ku bëhet inspirimi me hundë ku e përsërit 5 herë, pushon pak dhe nis sërish. Pacienti duhet të akumulojë një sasi të madhe oksigjeni në mushkëri sepse i detyron ato të bëjnë hapje kostale.

Mjeku ka demonstruar edhe disa ushtrime me instrumente që çdo njeri mund t’i përdore dhe mund t’i gjejë lehtësisht në treg.

Erion Hiluku: Është një instrument që quhet triflou dhe gjendet lehtë në treg. Përdorimi i tij bën që pacienti të bëjë një hapje të mushkërive në dy drejtime. Mund të bëjë një hapje kostale të brinjëve që është frymëmarrja jonë e natyrshme ose frymëmarrje diafragmatike që e bën me anën e barkut. Është një aparaturë tepër e thjeshtë, por që është për mushkëritë si të thuash peshat për muskujt, është jashtëzakonisht i domosdoshëm.

Ndiqni demonstrimin e tij në video:

Rudina Magjistari: Po për të  sëmurët të cilët kanë sekrecione pulmonare cilat janë disa ushtrime që duhet të bëjnë?

Erion Hiluku: Marr një shishe gjysmë litërshe dhe e mbushim me ujë deri në gjysmë me një tub të vogël. Pacienti e fut në gojë dhe fillon i fryn ngadalë, ky është një ushtrim që ndihmon në eliminimin e sekrecioneve. Konsiston në nxjerrjen e ngadaltë dhe përmbajtur të frymës dhe në këtë mënyrë sekrecionet që janë të gjendura e të shpërndara në mushkëri.

Sekrecionet nuk qëndrojnë si copëza të mëdha, qëndrojnë si bulëza, si pjesë mikroskopike, si mbetje bakteriale apo viroza dhe janë mbetje mikroskopike. Duke i dhënë një ekspulsioni të lehtë të frymëmarrjes këta do të drejtohen nga alveolët, nga qendrat më të vogla të mushkërisë, do të drejtohen drejt tubave apo enëve më të mëdha dhe kur grumbullohen në pjesën trakiale me anë të kollës eliminohet.

Ndiqni demonstrimin në video:

Etiketa: fizioterapistklanrudina

Ju sugjerojmë

Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë
Bota

Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë

1 Tetor, 2023 10:09 am
Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK
Kronikë

Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

1 Tetor, 2023 9:54 am
Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?
Bota

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

1 Tetor, 2023 9:45 am
Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit
Aktualitet

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit

1 Tetor, 2023 9:40 am
Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin
Aktualitet

Tetori Rozë/Ministrja e Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në gjithë vendin

1 Tetor, 2023 9:08 am
Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve
Rajoni

Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve

1 Tetor, 2023 8:48 am
Ministri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR-in
Rajoni

Ministri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR-in

1 Tetor, 2023 8:43 am
Çfarë përfitojnë vërtet emigrantët në Gjermani
Bota

Çfarë përfitojnë vërtet emigrantët në Gjermani

1 Tetor, 2023 8:27 am
Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktualitet

Muaji tetor fillon me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

1 Tetor, 2023 8:22 am
Drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama: Dita më krenare e Shqipërisë
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 1 tetor 2023

1 Tetor, 2023 8:11 am
Para
Vrasja e çiftit Pasho, zbulohen prova në shtëpinë që nusja mori me qira

Vrasja e çiftit Pasho, zbulohen prova në shtëpinë që nusja mori me qira

COVID-19/ Shtatë viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi në Kosovë, regjistrohen 10 viktima dhe 340 raste të reja

Nis vaksinimi edhe në Fier, Rama: Brenda marsit vaksinohen bluzat e bardha

Nis vaksinimi edhe në Fier, Rama: Brenda marsit vaksinohen bluzat e bardha

TE FUNDIT

Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë

Turqi/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë
1 Tetor, 2023

Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme pranë parlamentit të Turqisë në Ankara. Sipas ministrit të brendshëm turk, bëhet fjalë...

Lexo më shumë

Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK
1 Tetor, 2023

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje pas dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat...

Lexo më shumë

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?
1 Tetor, 2023

Çeliku është një treg miliardësh dhe kërkesa është në rritje. Por prodhimi i tij kërkon sasi të jashtëzakonshme energjie. A...

Lexo më shumë

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit

Banda e Laert Haxhisë/ Të arrestuarit dalin sot para gjykatës, “blindohet” gjykata dhe prokuroria e Elbasanit
1 Tetor, 2023

Teksa këtë të dielë pritet të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Never Forget”, mësohet se është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com