Aktualitet

Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin


               Publikuar në : 16:36 - 06/04/20 |
Al Do

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili.

Prokuroria e Përmetit kishte apeluar vendimin e Gjykatës së  Shkallës së Parë për të lënë të lirë botuesin Çili.

Por siç raporton ABC News, Apeli në Gjirokastër ka rrëzuar pertendimet e prokurorisë për operacionin “Mezhgorani”.

Pak kohë  më  parë  botuesi Henri Çili u arrestua si i akuzuar për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy vëllezërit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Vetë Çili i hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se ajo që e lidh atë me këtë cështje është fakti se firma e tij ligjore, në të  cilën ai është përfaqësues juridik, do të përfaqësojë të dënuarit në Gjykatën e Lartë . Ai gjithashtu ka mohuar akuzën se ka ndërhyrë  tek përfaqësues të sistemit gjyqsor që cështja të  shqyrtohej me përparësi dhe në favor të  tij. /Opinion.al

Pas