Politikë

Gjuzi kërkon Ramën në parlament: Pse nuk vjen në interpelancë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 23/12/20 |
Opi Nion

Këtë të mërkurë Kuvendi i Shqipërisë zhvillon dhe seancën e fundit plenare për vitin 2020. Që në nisje të seancës, deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Gamoz Ruçi.

Teksa akuzoi mazhorancën për vjedhje të mandateve për deputet, Gjuzi iu drejtua Ruçit duke e pyetur përse kryeministri Edi Rama nuk vjen në Kuvend.

Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Ju keni njoftuar të mblidhet Kuvendi me urgjencë mënjëherë. E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Njëherë ai fton në presidencë ato që dolën nga Kuvendi. Por nuk ndërtohet shteti kështu. Nuk mund të kërkoni mandat të tretë me kështu veprimesh. Pse nuk vjen kryeministri të japë përgjigje këtu, sa policë u dëmtuan në protestë, sa adoleshentë? Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi./ Opinion.al

Pas