Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjunjëzimi i Willy Brandt, fotografia që flet më shumë se fjalët

2020/12/07 at 3:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjunjëzimi i Willy Brandt, fotografia që flet më shumë se fjalët

Çfarë e bëri gjestin e përulësisë së Brandtit në Varshavë kaq domethënës, si një simbol në të gjithë botën?


Si një simbol i pajtimit midis Polonisë dhe Gjermanisë, fotografia mori një mirënjohje të madhe ndërkombëtare. Sidomos pasi gjunjëzimi, siç theksoi më vonë Willy Brandt, ishte spontan dhe i paplanifikuar. “Gjesti u vlerësua shumë nga shumëkush”, thotë Thomas Birkner, shkencëtar i komunikimit dhe historian në Universitetin e Münsterit, “sepse ai e tregoi atë në një vend simbolik”. Me këtë gjest, siç thotë Birkner në një intervistë për Deutsche Welle-n, imazhi i gjermanëve ka ndryshuar jashtë vendit.

Në fakt, me një gjest ai bëri një politikë globale: Më 7 dhjetor 1970, Willy Brandt shkoi tek memoriali në kryeqytetin polak për të përkujtuar kryengritjen e hebrejve në geto, në vitin 1943. Ishte kjo vizita e parë nga një kryetar i qeverisë gjermane në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore. Brandt vendosi një kurorë lulesh, u tërhoq disa hapa prapa dhe papritmas ra në gjunjë. Fotograftët shkrepën fotografitë, që hynë në histori. Me këtë gjest, Brandt kërkoi në emër të vendit të tij falje për krimet e kryera nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.

Një vit më vonë, Willy Brandt mori Çmimin Nobel për Paqe. Kristina Meyer, asistente kërkimore në Fondacionin Willy Brandt, beson se gjesti i Brandtit përmirësoi imazhin e gjermanëve. “Brandt në thelb u shpreh në emër të gjermanëve të tjerë, në emër të gjermanëve të mirë e nga kjo simbolikë ky imazh u përforcua ndërkombëtarisht.”

Fuqia e fotografisë

Gjesti i përulësisë së Brandtit është shndërruar në një ikonë të komunikimit. Sipas Birknerit kjo dëshmon fuqinë e fotografisë: “Në atë kohë, Brandt u përpoq të përdorte një gjest për të shprehur atë që, të paktën asokohe, nuk mund të shprehej me fjalë”. Në “Kujtimet” e tij, të botuara në vitin 1989, Brandt e justifikoi gjestin e tij kështu: “Në humnerën e historisë gjermane dhe nën barrën e miliona njerëzve të vrarë, unë bëra atë që njerëzit bëjnë kur gjuha nuk funksionon”.

Brandt nuk është i vetmi politikan që ka folur përmes fotografive. “Kancelarët e tjerë gjermanë u përpoqën jo vetëm të ilustronin politikën me fotografi, por edhe të bënin politikë me fotografi,” thotë Birkner. Këtu bën pjesë Konrad Adenauer, kancelari i parë të Republikës Federale të Gjermanisë. Në një pritje në Petersberg në Bon nga komisionerët e fuqive fituese – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, ishe e planifikuar që delegacioni gjerman të ndalojë para një tapeti. Por Adenauer hipi mbi tapet, e ky hap i tij donte të simbolizonte se kancelari gjerman është i barabartë me aleatët.

Ikonografia dhe domethënia

“Që nga Brandti, politikanët janë përpjekur pandërprerë të bëjnë fotografi dhe imazhe të ngjashme,” thotë Birkner, duke iu referuar Helmut Kohlit, i cili në vitin 1984 – dorë për dore me presidentin francez François Mitterand – përkujtoi viktimat e dy luftërave botërore në Verdun. Birkner rikujton edhe ish-kancelarin Gerhard Schröder, i cili u fut edhe vet nëpër Griman e përmbytur në 2002, gjatë një përmbytjeje të lumit Elbë. Schröder e vuri veten në qendër të vëmendjes si një njeri i guximshëm dhe menjëherë më pas fitoi zgjedhjet federale ndaj sfiduesit të tij Edmund Stoiber.

Por gjunjëzimi dhe përulja e Brandtit është një fotografi unike, thekson Meyer. “Fotografia jo vetëm që është bërë një ikonë, por edhe një simbol i përjetshëm i përballjes së gjermanëve me të kaluarën e tyre”, thotë historiani.

Por si krijohet një ikonë politike? Ndër përbërësit më të rëndësishëm është – përveç përmbajtjes –  edhe mesazhi i qartë, thotë Birkner. “Gjërat e tilla nuk duhet të planifikohen domosdoshmërisht deri në detajet e fundit. Por efekti i tij konsiderohet me kujdes. E ajo që sigurisht i duhet është një domethënie e fortë historike.” Pas 40 apo 50 vitesh, askush nuk do ta mbajë mend Schröderin me çizme gome nëpër ujë. “Por do ta mbajë mend gjunjëzimin e Willy Brandt.” Brikner nënvizon se imazhet e simbolikës politike mund të kuptohen lehtë edhe si politikë simbolike dhe në këtë mënyrë marrin një konotacion negativ “kur janë boshe për nga përmbajtja”.

“Vështirë se gjunjëzimi i tillë do të bënte të njëjtin efekt sot sikur në vitin 1970”, mendon eksperti i komunikimit. Përdorimi i medias ka ndryshuar shumë. “Është shumë me rëndësi që gjesti të vendoset në kontekstin historik. Sepse atje e ka vendin”, thotë historiani Meyer. Një ngjarje e ngjashme do të përhapej shumë më shpejt sot. “Por imazhi ndoshta edhe do të ishte zhdukur nga perceptimi ynë kolektiv shumë më shpejt.”/DW



Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

5 Korrik, 2025 8:20 am
Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Para
Koronavirusi/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore, intubohet mjeku

Koronavirusi i merr jetën pedagoges shqiptare

Vdekja e Balzac/ Të gjithë mund të marrin pjesë në varrim, përveç…

Vdekja e Balzac/ Të gjithë mund të marrin pjesë në varrim, përveç...

Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

COVID-19 në Shqipëri, 17 viktima dhe 695 raste të reja
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Korrik, 2025

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, ndoshta për shkak të çështjeve të vjetra, të cilat nuk kanë gjetur...

Lexo më shumë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com