Sociale

Koronavirusi i merr jetën pedagoges shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 07/12/20 |
Opi Nion

Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pedagogia e Universitetit të Vlorës Dafina Brokaj. Mësohet se ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në  një prej spitaleve COVID në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Brokaj ka qenë pedagoge, ish- drejtoreshë e qytezës studenti në qytetin e Vlorës, ndërsa së fundmi kishte punuar në disa shkolla jo-publike.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Dafina Brokaj ka reaguar edhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë.

Në një postim në rrjetet sociale zyra vendore e arsimit shkruan: “Respekt e mirënjohje për mësuesen dhe drejtoreshën e palodhur, zonjën DAFINA BROKAJ! Sot COVID na shënjoi përsëri me një humbje që dhemb. I paharruar kujtimi i saj dhe u prehtë në paqe!  Një profesioniste e shkëlqyer, model i qytetarisë, kolege e respektuar, nënë vetëmohuese, një grua e fortë dhe e rrallë që i dha këtij qyteti një kontribut mbi 40-vjeçar në fushën e arsimit. Do të na mungojë! Respekte dhe ngushëllime familjes!”/ Opinion.al

Pas