Aktualitet

Gjobiten 690 qytetarë për mosmbajtje maske, shoqërohen 12 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 24/10/20 |
Opi Nion

Është ulur numri i qytetarëve të gjobitur për mbajtjen e maskës. Policia informon se gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur 690 gjoba nga 810 qytetarë të gjobitur ditën e djeshme.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, është konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes por sërish numri i qytetarëve të gjobitur mbetet i lartë.

Policia informon se në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë, 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private  dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete./ Opinion.al

Pas