Aktualitet

Gjobiten 645 persona pa maska dhe 9 të tjerë pasi lëvizën pas orës 22:00


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 20/11/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e masave anti-COVID.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, janë gjobitur me 3.000 lekë 645 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, një lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë antiCOVID.

Gjatë kontrolleve, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./ Opinion.al

Pas