Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e masave anti-COVID.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, janë gjobitur me 3.000 lekë 645 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, një lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë antiCOVID.
Gjatë kontrolleve, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Ndërsa, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./ Opinion.al