Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, po kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas njoftimi zyrtar të SPAK, Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Kujtojmë që mesditën e sotme, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e BKH-së dhe mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.