Aktualitet

GJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:53 - 04/06/21 |
Opi Nion

GJKKO ka dënuar ditën e sotme me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve, pasi u shpall fajtor për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Radhima ishte pjesë e grupit të Habilajve që merreshin me kultivimin dhe transportimin e drogës jashtë vendit.

Ai është arrestuar më 17 prill të 2019 ndërsa dënimi i llogaritet prej asaj dite. Po ashtu në vendimin që mban firmën e gjyqtarit Genti Dokollari, gjyqtare Manjola Xhaxho dhe Ornela Naqellari kërkohet që Radhima të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshëm.

Për këtë vendim Reshat Radhima ka të drejtën e animimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe krimit të Organizuar brenda 15 ditëve duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./Opinion.al

Pas