Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjin Gjoni, përsëri në krye të Rrjetit Gjyqësor Ballkanik Euro-Mesdhetar

2017/07/17 at 10:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjin Gjoni, përsëri në krye të Rrjetit Gjyqësor Ballkanik Euro-Mesdhetar

Konferenca e 12-të Plenare e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë që zhvilloi punimet në Bullgari, më 10 dhe 11 korrik, ka rizgjedhur në krye gjykatësin nga Shqipëria, zotin Gjin Gjoni..


Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, ka në përbërje si anëtare me të drejta të plota:  Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje-Hercegovinën, Hungarinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë. Kosova u pranua anëtare në këtë konferencë.

Në fjalën e mirëseardhjes, zoti Dimitar Uzunov, përfaqësues i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Bullgarisë, e konsideroi organizimin e kësaj konference si një rast shumë të mirë për të shkëmbyer ide dhe përvoja pozitive që i shërbejnë praktikave gjyqësore në tërë rajonin.

Zoti Gjin Gjoni, njëkohësisht President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, dhe drejtues i punimeve të kësaj konference, u shpreh mes të tjerash se “Roli i Rrjetit duhet të forcohet duke qenë në mbrojtje të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon. Rrjeti duhet të marrë një pozicion pro aktiv në ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin në reagim ndaj ndërhyrjeve dhe presioneve të pushtetit ekzekutiv, të mediave, apo nga çdo kah që të vijnë. Bashkëpunimi i anëtarëve të Rrjetit duhet të përmirësohet edhe në drejtim të forcimit të luftës së përbashkët kundër terrorizmit”. Nga të pranishmit u ra dakord që Këshillat Gjyqësorë, anëtarë të këtij rrjeti duhen inkurajuar që të lehtësojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë qasje, apo praktika të ngjashme ndaj problemeve që kanë sistemet gjyqësore në vendet respektive.

Në përfundim të diskutimeve, Rrjeti në vijim të ndryshimit me vota unanime të statutit në pikën që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Rrjetit, zgjodhën me unanimitet, për të tretin mandat radhazi, z. Gjin Gjoni, anëtar i KLD-së, si President të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

Po kështu, u pranua kërkesa e Serbisë për anëtarësim, pas zgjidhjeve të disa mosmarrëveshjeve me Kosovën, ku një rol aktiv  në negociata luajti edhe delegacioni Shqiptar dhe Presidenti i Rrjetit.

Punimet e Konferencës Plenare patën një rëndësi të veçantë për Kosovën e cila u zgjodh, për herë të parë që nga fitimi i Pavarësisë, anëtare e Bordit Drejtues të këtij organizmi. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim pati edhe lobimi me shtetet anëtare nga ana e Presidentit të Rrjetit.

Presidenti i Rrjetit, zoti Gjin Gjoni, në një numër takimesh bilaterale me drejtues të Këshillave Gjyqësorë – anëtare të Rrjetit si Itali, Hungari, Bullgari dhe Turqi si edhe një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, zotin Sotir Tsatsarov, theksoi nevojën e një bashkëpunimi më aktiv të institucioneve të drejtësisë të vendeve respektive me qëllim ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit si edhe rritjen e efiçencës dhe profesionalizmit nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

 

Etiketa: euromesdhetargjin gjonirrjeti gjyqesor


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Wikipedia ‘shpall’ para FSHF trajnerin e Kombëtares Shqiptare

Wikipedia 'shpall' para FSHF trajnerin e Kombëtares Shqiptare

Video-Opinion/ Ngjela: Enver Hoxha e kishte frikë Mehmet Shehun

Video-Opinion/ Ngjela: Enver Hoxha e kishte frikë Mehmet Shehun

Spartak Ngjela: Dy momente kur Enver Hoxha duhet vlerësuar pozitivisht në Historinë e Shqipërisë

Spartak Ngjela: Dy momente kur Enver Hoxha duhet vlerësuar pozitivisht në Historinë e Shqipërisë
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}