Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri:Ringjallëm sektorin e energjisë. Sula:Pas Krishtit, ringjalljen e dytë e bëtë ju

2022/10/20 at 1:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiknuri:Ringjallëm sektorin e energjisë. Sula:Pas Krishtit, ringjalljen e dytë e bëtë ju

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë teksa po debatohej për situatën energjetike në vend ka patur replika mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe deputetit demokrat Dashnor Sula.

Gjiknuri në fjalën e tij teksa dha shifra për prodhimin e energjisë tha se sektori energjitik është rilindur gjatë qeverisjes së PS.

Pikërisht kjo shprehje e fundit e Gjiknurit tërhoqi vëmendjen e deputetit demokrat, Dashnor Sula i cili me ironi tha se pas Krishtit, ringjalljen e dytë e ka bërë qeveria socialiste me aferën e inceneratorëve.

Replikat në Kuvend

Damian Gjiknuri:  Këto janë masa sociale, janë masa që na kushtojnë, jo për interes të asaj që thoni ju të vidhet apo në interes të të mëdhenjve, por janë masa që shkojnë në dobi të konsumatorëve. Të vazhdojmë njëherë se keni ngritur disa mite për energjinë dhe unë dua t’i them dhe t’i dëgjojnë njëherë e mirë shqiptarët. Thoni që na kanë shpëtuar asetet private që ka ndërtuar Sali Berisha. Të jap ca shifra e t’i dini. Deri në vitin 2013 keni ndërtuar, ose le të themi janë ndërtuar nga investitorët privatë 373 mega prodhim energjie. Në vitin 2021, janë 727, pra më shumë nga 2013 deri në vitin 2021. Pra qeveria e PS gjatë këtyre 8 viteve ka dyfishuar kapacitetet prodhuese që u la. Pra është një mit. Kjo është e vërteta me shifra. Kur flisni për HEC private se më keni sulmuar shumë atëherë kur fillova rinegocimin e kontratave, ndryshuam dhe legjislacionin se si të rregullohej ky çmim. Vendosëm një bazë mbrojtëse, pra një dysheme mbrojtëse, por vendosëm edhe një kapak, apo tavan, që kur të vinin kriza fatura të mos u shkonte publikut. E dini që për gati 2 terra energji që prodhohet sot nëse do ishte ajo formula e famshme e Sali Berishës, e di sa do paguante sektori energjetik shqiptar? Minimalisht 500 mln Euro më shumë. Do ishte drejt falimentimit. Me projektet tuaja, me ato që bëtë ju, me privatizimin e OSHEE dhe me falimentimin e saj, çmimi do shkonte mbi 10 pikë ca lekë në ato kohë me vlerat e asaj kohe. Por falimentoi. E futët sektorin tamam në varr, e morëm ne, e ringjallëm. Dash ke një meritë si peqins i mirë që je, që ke humor. Humori gjithmonë do të të nxjerrë para. Përzieve aq situata sa po të ishte ai tjetri varrmihësi do të ulte kokën dhe mos fliste më për viktimën e tij. Suksese!

Dashnor Sula:  Faleminderit që më dha mundësinë kolegu dhe nuk do e teproj po të them miku im sepse njihemi prej 30 vjetësh, por unë po e them prapë, unë katunar jam i Peqinit. Po të flas pas dy dragonjve, si atij që iku dhe atij këtu, është içik e vështirë. Më tërhoqi vëmendjen nga gjithë fjalimi ringjallja. Po mo po, pas Krishtit, ringjalljen e dytë e ka bërë qeveria socialiste me atë plakën e inceneratorëve. Ishte e vdekur, por doli me 3 milionë euro. Ishalla na bie dhe ne të tjerëve ndonjë 2  milionëshe, ndonjë 500 mijëshe. Faleminderit!

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Bardhi-Ramës: Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve

Bardhi-Ramës: Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve

Veliaj pret aktorin,Jim Belushi: Promovues i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë

Veliaj pret aktorin,Jim Belushi: Promovues i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë

Berisha: Rama të vijë të japë llogari në Kuvend, s’mund të fshihet pas Ballukut

Berisha: Rama të vijë të japë llogari në Kuvend, s’mund të fshihet pas Ballukut

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com