Aktualitet

Veliaj pret aktorin,Jim Belushi: Promovues i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 20/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se aktori i njohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në kryeqytet për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.

Ndërsa e ka pritur në zyrën e tij, Veliaj i ka dhuruar aktorit me famë ndërkombëtare Xhim Belushi “Kullën e Sahatit”.

“Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”, i tha Veliaj aktorit shqiptar.

Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Xhim Belushi ka rrëfyer se e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme.

Veliaj u shpreh krenar se një aktor i madh si ai do të jetë promovuesi i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë.

“Më pëlqeu shumë që Xhim Belushi më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Më vjen mirë që po xhirohet për një nga mediat kryesore amerikane një dokumentar për imazhin dhe historinë e Tiranës. Është një privilegj i madh që Belushi është në Tiranë dhe që dëshmon në vetë të parë një Tiranë të transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj./Opinion.al

Pas