Aktualitet

Bardhi-Ramës: Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 20/10/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë aktivitetit të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuse tha se dërgimi në Kushtetuese i VKM-së së qeverisë për ndërtimet pa leje është një akt që të lë pa fjalë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi i bëri thirrje kreut të qeverisë që mos të shantazhojë Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve.

“Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zabto ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm”, u shpreh Bardhi në Twitter.

Më herët, kryeminstri Rama tha: Goditja në Gjykatë Kushtetuese e një vendimi qeverie, në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit, nga ndërtues. Këta në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur dështimin final. Një vendim qeveria të çohet në Gjykata Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme./Opinion.al

Pas