Bota

Gjeti të dhëna kundër Covid-19, vritet në mënyrë të mistershme kërkuesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 06/05/20 |
el ida

Bing Liu, një kërkues i njohur i Universitetit të Pittsburgh, ishte pranë zbulimit të disa të dhënave të rëndësishme në lidhje me koronavirusin, por u gjet i vrarë në banesën e tij.

37 vjeçari, i cili punonte në departamentin e Kërkimeve Biologjike, gjendej i  vetëm në banesën e tij në Elm Curt në Ross Township, kur një person hyri brenda dhe e qëlloi me armë zjarri.

Doktori mori plumba në kokë, qafë dhe gjoks dhe ndërroi menjëherë jetë. Policia raportoi se 100 metra nga vendngjarja gjeti trupin e pajetë të autorit Hao Gu, i cili dyshohet të jetë vetëvrarë në makinë.

Sipas policisë Liu dhe Gu e njihnin njëri-tjetrin përpara ngjarjes, por nuk bëhet me dije natyra e marrëdhënies së tyre./Opinion.al

Pas