Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania parajsë për pastrimin e parave, nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar

2022/08/28 at 12:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia ndërpreu gazin për Poloninë e Bullgarinë,euro ulje rekord kundrejt dollarit

Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një parajsë për pastrimin e parave. Por ministri federal i Financave, Christian Lindner, synon ta ndryshojë këtë dhe të hapë një organ të ri.


Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare (FATF) zbuloi shumë mangësi në sistemin e qarkullimit të parave, të cilat ua bënin shumë të lehtë  kriminelëve të pastronin  paratë në vendin më të fuqishëm ekonomikisht të Evropës. Në evaluimin e publikuar nga FATF-i të enjten, 25.08.22 del në pah se Gjermania mbetet ende destinacion tërheqës për pastrimin e parave.

Një nga arsyet kryesore është se organet hetimore e zbulojnë pastrimin e parave vetëm në kuadër të luftimit të krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut të armëve, ose kontrolleve doganore. Kjo bën që shumë informacione që kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e parave të mos përpunohen penalisht. Megjithëse Gjermania vitet e fundit ka marrë një sërë masash për ta luftuar fenomenin, ato ende nuk japin rezultat. “Në nivel politik Gjermania është angazhuar për hetimin dhe gjurmimin e pastrimit të parave, por nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur këto masa”, thuhet në raportin e FATF-it. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë”, thonë ekspertët.

Një autoritet i ri i posaçëm për luftimin e parave

Ministri gjerman i financave Christian Lindner e kishte paralajmëruar që më parë që raporti i FATF-it nuk do të ishte i kënaqshëm. Prandaj edhe ai i parapriu lajmit duke paralajmëruar ngritjen e një autoriteti të ri për luftimin e pastrimin e parave. Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të  përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet komplekse të flukseve të paligjshme financiare. Ajo do të ketë kompetencat e veta hetimore.

Veç kësaj një qendër e re koordinimi do të kujdeset për të ashtuquajturin sektor jofinanciar, siç janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimtaria, lojërat e fatit, pra, ata sektorë të ekonomisë që kanë në qarkullim një sasi veçanërisht të madhe parash. Deri tani ka mbi 300 autoritete mbikëqyrëse të shpërndara nëpër lande, që ndjekin njoftime të tilla dhe kanë nevojë për koordinim.

Nja hap në drejtimin e duhur

Lajmi për ngritje e entit të ri është mirëpritur si nga pozita ashtu edhe nga opozita dhe organizatat joqeveritare. Në Gjermani ekziston Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU), por ajo merret vetëm me përpunimin e të dhënave. Ajo gjurmon transaksione financiare ose të dhëna që mund të kenë lidhje me pastrime parash, financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale. Të dhënat vijnë nga institucionet e ndryshme, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Informacionet analizohen, dhe nëse janë relevante kalojnë te autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose te shërbimet sekrete.

Detajet e fundit të planeve të ministrit Federal të Financave Lindner (FDP) ende duhet të sqarohen në koalicionin qeveritar. Të Gjelbrit dhe SPD në parim kanë sinjalizuar miratimin e projektit. Edhe zëdhënësi i politikave juridike të grupit parlamentar CDU/CSU, Günter Krings, e konsideron projektin e Lindner si një hap në drejtim të duhur, por të vonuar. Deputeti i majtë Pascal Meiser, kërkoi që emrat e pronarëve aktualë të pasurive të paluajtshme dhe aksioneve të kompanive të bëhen publike, si edhe të gjurmohet origjina e aseteve më të mëdha. Lëvizja qytetare “Finanzwende” mbështet gjithashtu faktin se në të ardhmen do të mundësohet konfiskimi i pronave, pronarët e të cilave nuk mund të identifikohen qartë dhe paralajmëron se me zyrën e re nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes krime të tilla tatimore si Cum-Ex, shkruan lëvizja në portalin e saj./DW



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Të vetmet e këtij lloji në 32 vite, Fevziu hap arkivat

Të vetmet e këtij lloji në 32 vite, Fevziu hap arkivat

Video/Shëtitje në park me aligatorin, ja ku ndodh

Video/Shëtitje në park me aligatorin, ja ku ndodh

Di Maio: Salvini preferon të financojë Putinin

Di Maio: Salvini preferon të financojë Putinin
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com